Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër pesë zyrtarëve policorë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale të keqtrajtimit dhe të lëndimit trupor.
Sipas aktakuzës, më 4 shkurt, në Gjakovë, të pandehurit B.H., E.K., A.L., E.K., dhe E.G., gjatë orarit të punës, kanë “keqtrajtuar, frikësuar e fyer rëndë, personin tjetër, të dëmtuarin B.B.”
“Ditën kritike, pasi të pandehurit e vërejnë se i dëmtuari nuk i përmbahet sinjalizuesit të semaforit, të njëjtit i vihen pas me veturën e tyre zyrtare, ku i dëmtuari së pari nuk ndalet, por pas një kohe ndalon, del nga vetura duke iu kërkuar falje zyrtarëve policorë dhe iu thotë se është i sëmurë. Njëri zyrtar policor menjëherë e godet me grusht në kokë duke e rrëzuar në tokë, dhe më pas të gjithë bashkë e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me grushte e shqelma në kokë e pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në aktakuzë.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, thyerje të brinjëve, ndrydhje të indeve të buta të kraharorit, gjakderdhje nën lëkurë në vesh e nofull dhe lëndime të tjera.
-
Sulmohen fizikisht policët në Gjakovë, arrestohen të dyshuarit
-
Aktakuzë dy policëve në Fushë-Kosovë, dyshohet se keqtrajtuan një qytetar
-
Aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve policorë në Prizren
-
Ndalohen tre zyrtarë policorë në Gjakovë, dyshohet se ushtruan dhunë ndaj një personi
-
Tre policë në Gjakovë arrestohen për keqtrajtim të një qytetari