Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj I.K., SH.K., L.K., E.K. dhe N.K. nën dyshimin se kanë kryer veprat penale 'pengim i personit zyrtar' dhe ‘sulm ndaj personit zyrtar’.
Sipas njoftimit, të dyshuarit më 16 korrik të 2020-s, në "Shadërvan" të Prizrenit, kanë sulmuar zyrtarët policorë.
“I pandehuri i parë I.K., pronar i një restoranti në rrugën ‘Marin Barleti’, jo vetëm që nuk tregon letërnjoftimin me qëllim të identifikimit të identitetit të tij sipas kërkesës së personit zyrtar, por përdor forcën fizike, në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve me të pandehurit e tjerë Sh.K., L.K., E.K., dhe N.K., duke i penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. Po ashtu duke i sulmuar dhe duke i goditur me duar dhe me grushte zyrtarët policor. Si pasojë e rezistencës aktive fizike nga ana e të pandehurve, zyrtarët policor - të dëmtuarit S.H., A.K., dhe V.K., si dhe vet të pandehurit I.K., dhe L.K., marrin lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e Themelores.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.
-
Aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve policorë në Prizren
-
Shqelmoi policin dhe lëndoi dy zyrtarë gjatë arrestimit, arrestohet e dyshuara në Prizren
-
Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj zyrtarit policor në "Rrugën B"
-
Aktakuzë në Prizren, polici dhe qytetari akuzohen për ryshfet
-
Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi katër policë