Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në tregti të ndaluar dhe për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal.
A.I. ngarkohet për këtë dy vepra penale.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet A.I. Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri me inicialet A.I., dyshohet se ka kryer veprat penale “Tregtia e ndaluar” nga neni 305 paragrafi 2 i KPRK-së, lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’’ nga neni 283 paragrafi 1 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Artikuj të ngjashëm
-
Aktakuzë ndaj një personi për krim të organizuar
-
Prokuroria Speciale i ngrit aktakuzë një personi për shtytje në vepra terroriste
-
Aktakuzë ndaj një personi për kontrabandë mallrash dhe dhënie ryshfeti
-
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për terrorizëm ndaj një personi
-
Aktakuzë ndaj një të dyshuari për tentim pjesëmarrjeje në një grup terrorist