Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj 20 personave për kontrabandim me migrantë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër tetë të pandehurve me iniciale S.S., B.P., Sh.Xh., H.M., H.D., R.A., M.K., IS., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”, si dhe dymbëdhjetë të pandehurve me iniciale T.F., H.K., B.E., A.I., V.N., R.N., A.N., A.P., M.P., N.K., B.H., dhe I.S., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë organizuar kontrabandimin e migrantëve, shtetas të huaj sirianë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore nga hyrja e paligjshme e personave në Republikën e Kosovës, e të cilët nuk ishin shtetas të Republikës së Kosovës, duke u mundësuar të njëjtëve kalimin e kundërligjshëm të kufirit Kosovë-Serbi.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe t’i dënojë sipas ligjit.