Prokuroria Speciale u ka ngritur aktakuzë tre personave që patën sulmuar gazetarin Valon Syla.
Sulmi ndaj tij është vlerësuar se ka ndodhur për motive fetare.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër tre të pandehurve me inicialet L.D, K.H dhe O.H. pasi që ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, të motivuar me ideologji ekstreme radikale Islame përkatësisht të besimit fetarë, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit, gazetarit, Valon Syla”, njoftoi prokuroria.
Artikuj të ngjashëm
-
Një muaj paraburgim të dyshuarve për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla
-
Sot kërkohet paraburgim ndaj tre të dyshuarve për sulm ndaj gazetarit Syla
-
Gazetarit Syla i caktohet masa e sigurisë, i ndalohet t'i afrohet viktimës
-
Prokuroria kërkon masë të sigurisë ndaj Valon Sylës
-
Gazetari Valon Syla dërgohet në mbajtje, dyshohet për dhunë në familje