Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksion bastisjeje në Obiliq, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Obiliq pas një aksioni bastisjeje në fshatin Bakshi. 32-vjeçari dyshohet për kanosje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.

Aksioni ka ndodhur të shtunën ku pos arrestimit, Policia ka sekuestruar një armë automatike, një karikator dhe pesë copë fishekë.

“Kjo bastisje ka ardhur si rezultat i një rasti kanosjeje të denoncuar të njëjtën ditë në stacionin policor në Obiliq, me ç’ rast hetuesit kanë zgjeruar rrethin e hetimit që ka rezultuar me bastisjen dhe sekuestrimin e armës”, thuhet në njoftim.