Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksion antidrogë në Gjilan, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjilan pas një aksioni antidrogë.

Të shtunën në ora 14:45, është arrestuar i dyshuari SH.I., pasi është kapur duke bërë shitblerje të substancave narkotike, dhe i njëjti kishte urdhërarrest nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tutje, i dyshuari F.A., thuhet se është i lidhur me veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar të substancave narkotike e psikotropike’. Gjatë bastisjes, Policia ka sekuestruar një peshore elektronike dhe 17 paketime me heroinë.

“Po ashtu, bastisje është bërë edhe në banesën e të dyshuarit të parë (Sh.I.), në rr. ‘Hamdi Kurteshi’ me ç' rast në cilësi të provës materiale është gjetur dhe sekuestruar një peshore elektronike (digjitale) si dhe (5) pesë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë”, thuhet në njoftimin policor.

Të dyshuarit SH.I., i është sekuestruar edhe një veturë Golf 4, ndërsa i dyshuari F.A. është ndaluar për 48 orë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, në veçanti masa rigoroze ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë atyre personave të cilët janë të përfshirë në trafikim dhe abuzim me substanca narkotike”, thuhet tutje.