Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksidenton fëmijën me veturë, ik nga vendi i ngjarjes

Në fshatin Vlashnje të Komunës së Prizrenit, dje në orën 19:20, një veturë raportohet ta ketë goditur një fëmijë dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjet.

“Raportohet se një veturë e paidentifikuar ka goditur këmbësorin, një fëmijë mashkull K-Shqiptar, dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit dhe më pas është liruar në shtëpi”, njofton Policia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo