Pesë emigrantë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Zabel i Ulët në Gllogoc.
Sipas njoftimit, fillimisht njësiti policor kishte tentuar ta ndalojë veturën me targa vendore, e cila nuk ishte ndalur, dhe më vonë ajo veturë ishte aksidentuar duke e goditur një automjet kombi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia bën të ditur se në veturën e cila ishte aksidentuar kanë qenë 5 emigrantë meshkuj shtetas të huaj, ndërsa vozitësi i veturës ka arritur të ikë dhe nuk dihet identiteti i tij.
“Për shkak se vetura ishte aksidentuar emigrantët kishin pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitë policore janë marrë me rastin i cili vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.