Sot rreth orës 9 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident, sipas Policisë së Kosovës, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet.
Flora Ahmeti, nga Policia e Kosovës, ka thënë se në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që ngasësi i automjetit të përfshirë në aksident është shoqëruar në polici.