Tri vetura janë aksidentuar në mëngjesin e së mërkurës në rrugën Gjilan-Prishtinë, afër liqenit të Badovcit. Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit ku u përfshi edhe një automjet i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Lajmi për aksidentin është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, ka thënë për Koha.net se, sipas informatave të deritashme, një person është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Gjilan - Prishtinë në afërsi të liqenit të Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet që kam deri më tani, një person është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
-
Aksident afër liqenit të Badovcit, lëndohen tre persona
-
Një i lënduar nga aksidenti në rrugën Ferizaj-Prishtinë
-
Aksident mes katër veturave në rrugën Gjilan-Prishtinë
-
Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen tre persona
-
Një i lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe dy veturave në rrugën Prishtinë – Ferizaj