Dy vetura janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur në lagjen “Dardania” në Prishtinë, duke shkaktuar kolonë në rrugën “Bulevardi Bill Clinton”.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar në këtë aksident.
Ky lokacion është një prej vendeve që më së shpeshti shkaktohen aksidentet në Prishtinë. Disa ditë më parë në këtë vend është goditur një këmbësore.