Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksidenti me fatalitet në Podujevë, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për shoferin e autobusit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar të shtunën se ka kërkuar 30 ditë paraburgim për shoferin e autobusit në lidhje me aksidentin fatal që ndodhi mëngjesin e së premtes në rrugën Prishtinë – Podujevë, e ku humbën jetën dy persona.

Sipas zëdhënëses së Prokurorisë, Laureta Ulaj, shoferi akuzohet për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik me fatalitet”.

“Me 29.07.2022, prokurori i çështjes ka paraqitur kërkesë për caktim te paraburgimit ndaj te pandehurit F.I., shofer i autobusit, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet).”, thuhet në deklaratën e Ulajt.

Burrë e grua, 36 dhe 35 vjeç, humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi të premten në rrugën Prishtinë – Podujevë. Ndërkaq, dy fëmijët e tyre janë në QKUK, sipas mjekëve, në gjendje stabile.

Aksidenti ndodhi si pasojë e përplasjes së veturës ku ishin viktimat me një autobus.