Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur të enjten rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë.
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, ka thënë për KOHËN se aksidenti ka ndodhur në fshatin Lushtë, ndërsa lëndime ka pësuar shoferi.
I lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 14:50, është raportuar se në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Lushtë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime e përfshirë një veturë civile me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar shoferi i cili ka kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.