Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë pasdites të së hënës në fshatin Zllapek të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i ka thënë KOHËS se të lënduarit janë dërguar në Emergjencë dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetë.
Ai shtoi se në këtë aksident, të përfshira ishin dy vetura.
“Aksidenti ka ndodhur në fshatin Zllapek të Pejës, në ora 17:20 dhe të përfshira kanë qenë dy vetura. Kanë pësuar lëndime 4 persona që aktualisht janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të lënduar në aksidentin në Ozdrim të Pejës
-
Nëntë të lënduar nga një aksident në Pejë, dy dërgohen në QKUK – njëri në gjendje të rëndë
-
Katër të lënduar në një aksident në Pejë, një në gjendje të rendë
-
Katër të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Pejë, njëra e Policisë
-
Gjashtë të lënduar në një aksident në Pejë