Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Batllavë të Podujevës. Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se një veturë ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00, derisa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, thuhet nga Policia.
Artikuj të ngjashëm