Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident trafiku me fatalitet në Prishtinë

Foto: Koha / ilustrim

Një burrë ka vdekur pas një aksidenti që ka pësuar në fshatin Llapnasellë të Prishtinës, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Policia shton se rasti ka ndodhur dje pas orës 02:20, transmeton Koha.net.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar duke drejtuar motoçikletën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge dhe si pasoj i njëjti ka pësuar lëndime vdekje prurëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thotë PK.

Artikuj të ngjashëm