Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident trafiku me fatalitet në Pejë, arrestohet i dyshuari

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur para pak orësh në Pejë.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Ju informojmë se me datën 11.05.2019, rreth orës 20:45, në rrugën ‘Eliot Engell’ në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në këtë aksident ishin të involvuar një automjet dhe një këmbësor (viktima). Viktima e aksidentit një person mashkull, i moshës rreth 70- vjeçar, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Tutje Policia shton se personi i dyshuar F.N. i (lindur) 1998, është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në ndalim policor.

Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.

Hetuesit e Trafikut Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, dhe me urdhër të të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.