Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident trafiku afër Badovcit, pesë të lënduar

Foto: Koha

Në rrugën Prishtinë-Gjilan, rreth orës 18:30, raportohet të ketë ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, ka thënë se pesë persona kanë mbetur të lënduar në këtë aksident.

“Si pasojë e aksidentit. lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti. Ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Kurse, siç merr vesh Koha.net, në mesin e të lënduarve janë një grua dhe një fëmijë i moshës tre vjeç.

Rasti ka ndodhur në afërsi të Badovcit.