Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash në Veternik, rrugës për tek rrethi në Prishtinë.
Siç raporton kp, nuk dihen detajet e këtij aksidenti ndërsa policia dhe ambulanca kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Në rrugën që ka ndodhur aksidenti është krijuar kolonë e madhe e veturave.