Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Taukbahçe

Së paku një veturë është përfshirë në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Taukbahçe, rrugës për në Parkun e Gërmisë.

Një veturë e tipit BMW ka devijuar rrugën dhe është përplasur për rrethojash. Ngjarja ka ndodhur pak metra sipër udhëkryqit që ndanë Germinë, Tasligjen, Qendrën dhe Velaninë.

Policia e Kosovës nuk ka mundur të japë më shumë detaje rreth këtij rasti. Në vendin e ngjarjes pos zyrtarëve policorë është parë edhe një autoambulancë.