Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Motoçiklisti godet këmbësorin në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Policia

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin rrugor të fshatit Pestovë (Vushtrri).

Policia e Kosovës njoftoi KOHËN se aksidenti ka ndodhur të martën rreth orës 11:40 dhe janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor.

"Në aksident janë  përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësorë si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar këmbësori dhe  motoçiklisi", thuhet në njoftimin e Policisë.