Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në rrugën drejt Aeroportit, krijohet kolonë e gjatë

Një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë ka shkaktuar kolona të gjata disa kilometërshe.

Në rrugën që çon për në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, është parë ambulanca, derisa shumë qytetarë janë ankuar për kolonën e krijuar.

Ndërkaq Policia ka thënë se në aksidentin në dalje të Fushë-Kosovës janë përfshirë katër vetura.

Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.