Katër persona janë lënduar në një aksident në mbrëmjen e së hënës në rrugën Pejë – Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, që ka bërë të ditur se aksidenti mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Ozdrim.
Ai ka thënë se katër personave u është dhënë ndihma e parë dhe se janë dërguar në spital për trajtim të mëtejmë.
Artikuj të ngjashëm