Sonte rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ku një i ri ka ndërruar jetë.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për Koha.net se bëhet fjalë për një 21 vjeçar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së të riut, i cili nga shpejtësia ka dalë nga rruga kryesore.
“Ka ndërruar jetë një mashkull 21 vjeçar, ndërsa kanë pësuar lëndime trupore edhe 2 pasagjerë tjerë që ishin me të”, ka thënë Zahiti.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.