Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në magjistralen Prishtinë - Podujevë, ka të lënduar

Në magjistralen Prishtinë - Podujevë, afër banjës së Lluzhanit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku si pasojë janë lënduar pesë persona.

Sipas Policisë dy automjetet kanë qenë duke lëvizur në kahje të kundërta. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete të tipit Mercedes dhe Audi Q7, raporton kp.

Shoferi i automjetit Q7 në kushte anonimiteti ka treguar se Mercedesi i cili ka ardhur në drejtim të tij, kishte humbur kontrollin.

Dy persona kanë lëndime trupore të rënda, ndërsa tre të tjerë lëndime më të lehta.

Image