Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në kryeqytet, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore pas një aksidenti në trafik që ka ndodhur sot në kryeqytet.

Në aksident ishin të përfshira një kamionetë dhe një motoçikletë. Rastin për Kohën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 në udhëkryqin e rrugëve “Xheladin Rekaliu” dhe “Hyzri Talla” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti (kamionetë) dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm