Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tapizë-Derven në Shqipëri, ku u lënduan tri të reja nga Kosova.
Sikurse njofton policia shqiptare si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe. Ato gjenden tani nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 11.08.2021, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tapizë-Derven, janë përplasur 2 automjete me drejtues shtetasit A. Sh., dhe F. K. Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
-
Aksident mes disa automjeteve afër pikës në Vërmicë, tetë të lënduar
-
Aksident në autostradën Prishtinë-Prizren
-
Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen tre persona
-
Vetaksident në autostradën Vermicë-Prizren, tre të lënduar
-
Aksident mes dy veturave e një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar