Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Hajvali, motoçiklisti dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Një person u dërgua në QKUK të enjten pasi pësoi lëndime të rënda trupore nga aksidenti me motoçikletën e tij me një veturë.

Aksidenti ka ndodhur në Hajvali të Prishtinës dhe drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është raportuar se ka ndodhë aksident në komunikacion rrugor me lëndime të rënda trupore. Në aksident kishin qenë të involvuara një motoçikletë pa targa dhe një veturë e udhëtarëve me targa vendore me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasoj e aksidentit lëndime të rënda trupore kishte pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në QKUK. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe hetuar rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar drejtues i veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së.