Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe një skuteri, të hënën në mbrëmje.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në fshatin Grabovc të Fushë-Kosovës, te vendi i quajtur “Guri i Plakës”.
Sipas policisë, pasagjeri në motoçikletë ka vdekur, ndërsa ngasësi i saj ka pësuar lëndime të rënda dhe gjendet i hospitalizuar në QKUK.
Me vendimin e Prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, ndërsa i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.
Artikuj të ngjashëm