Sot më datë 25 gusht 2017 në orën 15:30 në bjeshkën e Pobërgjes-Deçan gjegjësisht te stanet, ka ndodhur një aksident trafiku ku mbetën të vdekur 2 persona e të lënduar 4 të tjerë.
Në ketë aksident ishte i përfshirë një automjet i tipit TOYOTA, me targa të regjistrimit vendor.
Viktima të këtij aksidenti janë: 1. G.N-1974 dhe 2. A.N-2001, viktima nr 1 ka ndërruar jetë ne vendin e ngjarjes ndërsa viktima nr 2 ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në Pejë.
Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor, në këtë rast lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët tre nga këta nga vendi i ngjarjes janë dërguar në Spitalin rajonal Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa një nga të lënduarit është për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK-Prishtinë
Lidhur më këtë është njoftuar prokurori shteti, ku me urdhrin e tij viktima nr 1 iu është lejuar familjarëve ndërsa viktima nr 2 është dërguar ne IML në Prishtinë.
Sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur deri sa ngasësi i veturës ishte duke qarkulluar ne rrugët malore në këtë rast i njëjti ka dalë jashtë rruge dhe bie në humnerë.
Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë.