Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në “Arbëri”, vetura godet këmbësoren

Rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident në rrugën “Ahmet Krasniqi” në lagjen Arbëria të Prishtinës.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësore, e lindur më 2002.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka njoftuar Policia e Kosovës.