Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident mes trenit dhe një veturë në Sllatinë, tre të lënduar

Një aksident mes një treni dhe një veture të tipit Toyota ka ndodhur në mesditë në rrugën që shpie te Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Rreth orës 12:00 policia ka pranuar një informacion se në rrugën e re që shpie për te Aeroporti Ndërkombëtar, në fshatin Sllatinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti Toyota dhe një treni. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë për Koha.net, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.