Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident mes dy veturave, pëson këmbësori

Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, një shofer në Kukalan të Dragashit ka goditur një veturë tjetër në rrugë, që po ashtu ishte në lëvizje.

Nga aksidenti ka pësuar lëndime trupore një këmbësor që po kalonte rrugën.

Në raportin e policisë është njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.