Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident mes dy veturash në Viti, lëndohen 11 persona

Njëmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime pas përfshirjes së dy veturave në një aksident, të enjten në Viti.

Policia njoftoi të premten, se i "dyshuari derisa ishte duke e drejtuar veturën, duke mos respektuar rregullat e komunikacionit (dyshohet tejkalim i pa sigurt) ka shkaktuar aksidentin duke u ndeshur me veturën, të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull”.

Sipas njoftimit, lëndime kanë pësuar dy drejtuesit dhe nëntë pasagjerët në veturat e përfshira.

Dy pasagjere janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa të tjerët janë liruar.