Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të hënën në Peran të Podujevës.
Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka njoftuar se në këtë aksident të përfshirë janë dy vetura dhe një autobus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor në Peran të Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas Borovcit, po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve të aksidentit.