Dy persona janë lënduar shkaku i një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “De Rada” në Prizren.
Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 11:45 si pasojë e humbjes së kontrollit një veturë e tipit Volkswagen Polo ka kaluar në drejtimin e kundërt. Si pasojë kjo veturë ka goditur një çiklist dhe një veturë të llojit Renault.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas hetuesve të trafikut, thuhet se një shofer i cili në momentet kritike po e drejtonte automjetin Volkswagen Polo e humb kontrollin mbi veturën me ç’ rast nga shiriti i djathtë kalon në të majtin dhe fillimisht me pjesën frontale të veturës e godet një çiklist, më pas përplaset në një veturë të llojit Reno që ishte e parkuar dhe më tej në një veturë tjetër të llojit Volkswagen Golf po ashtu e parkuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Si pasojë e këtij aksidenti, çiklisti dhe shoferi i dyshuar pësojnë lëndime trupore të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.