Një fëmijë i moshës 14-vjeçare ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur të dielën në Suharekë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i ka thënë KOHËS se përveç viktimës, në këtë vetaksident janë lënduar dy persona të tjerë.
Ky aksident që rezultoi me fatalitet ka ndodhur rreth orës 16:30, saktësisht në rrugën lokale Sallagrazhdë-Baqevc.
“Është një vetaksident trafiku me fatalitet, që ka ndodhur sot rreth orës 16:35 në rrugën lokale Sallagrazhdë-Baqevc. Një fëmijë 14 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime”, ka thënë Osmanollaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një person si pasojë e një vetaksidenti në Suharekë
-
Suharekë, 14-vjeçari që dje vdiq në vetaksident po drejtonte veturën
-
Humb jetën një 52-vjeçar pas vetaksidentit në Suharekë
-
Një i mitur humb jetën në vetaksidentin në rrugën Carralevë–Komoran
-
Një i vdekur nga vetaksidenti në autostradën "Ibrahim Rugova"