Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident me fatalitet në Prizren, vdes i mituri

Sot rreth orës 11:25 në fshatin Piranë në hyrje të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Koha.net se në aksident janë përfshirë 6 persona.

“Vozitësja femër shqiptare me pesë persona tjerë kanë marrë lëndime trupore, me ç’rast një person kur është dërguar në Qendrën emergjente në Prizren, ka ndërruar jetë”, ka thënë Hoxha.

Hoxha për Koha.net ka thënë se dyshimet e para janë se personi që ka vdekur është i moshës së mitur.

Ai ka treguar se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

Edhe Një e mitur humb jetën në një aksident në Drenas Kronikë Një e mitur humb jetën në një aksident në Drenas

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurorit kompetente për derisa të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer procedurat ligjore.

Me këtë rast, Hoxha ka thënë se “Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti drejtuesit e automjeteve që të jenë më të kujdesshëm sepse është pakujdesia gjatë drejtimit të automjeteve ajo që po shkakton humbjen tragjike të jetëve njerëzore”, transmeton Koha.net.