Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident me fatalitet në Novobërdë

Shiriti-Policia

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur në Novobërdë pasi është rrokollisur me veturë.

Siç është bërë e ditur përmes raportit të Policisë, ende nuk dihen shkaqet porse i njëjti ka vdekur pas shkuarjes në Spital.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën, për shkaqe te panjohura ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasoj e aksidentit drejtuesi ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar ne Spitalin e Graqanicës ku rreth orës 22:15 ka ndërruar jete. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm