Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident me fatalitet në Leposaviq, një i vdekur

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në mbrëmje në Leposaviq.

Si pasojë e aksidentit, në spitalin e Mitrovicës nuk arriti t’i mbijetojë plagëve një person i cili vdiq më vonë.

‘’Në aksident janë përfshirë dy automjete: një automjet i udhëtarëve me drejtues mashkull kosovar dhe një autobusi me drejtues mashkull shtetas i Serbisë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i automjetit të udhëtarëve i cili në spitalin e Mitrovicës ka ndërruar jetë’’, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.