Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident me fatalitet në Gjilan

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes tri veturave që ka ndodhur në fshatin Livoq i Poshtëm të Gjilanit gjatë të mërkurës.

Me vendim të prokurorit njëri nga drejtuesit është arrestuar nga Policia e Kosovës ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.