Kronikë

Aksident me fatalitet, humb jetën një pesë vjeçare

Një pesë vjeçare ka humbur jetën sot derisa është goditur nga një veturë.

Sipas Policisë në Mitrovicë aksidenti ka ndodhur sot në orën 16:00 në rrugën rajonale në fshatin Bajgorë.

“Nga hetimet e para bëhet e ditur se drejtuesi i veturës, tashmë i dyshuar e ka goditur fëmijën e cila më pas është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë e më pas edhe në QKUK ku pas disa orësh mjekët kanë konfirmuar se ka ndërruar jetë”, ka thënë për KosovaPress zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Sipas Zahitit i dyshuari është arrestuar të cilit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.