Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para rreth një ore në Prelez, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Një lexues i Koha.net, ka dërguar disa fotografi ku mund të shihen një veturë e tipit Golf dhe një Kombi që janë aksidentuar rëndë, por se ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Koha.net ka kontaktuar edhe me Zëdhënësin e Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, por se nuk ka pasur informacione për këtë aksident.
Aksidenti ka ndodhur më saktësisht në rrugën “Ali Sallahu” në Prelez.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
-
Një i lënduar nga aksidenti në rrugën Ferizaj-Prishtinë
-
Një i vdekur e një i lënduar në aksident në rrugën Prishtinë - Ferizaj
-
Lëndohet një person në vetaksidentin në magjistralen Prishtinë-Gjilan
-
Tejkalim i parregullt e i rrezikshëm në autostradën Prishtinë - Ferizaj