8 persona mbetën të lënduar në mëngjesin e sotëm ku ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht tek Parku i Biznesit në fshatin Korreticë.
Në këtë aksident janë përfshirë 3 vetura, me ç’rast u lënduan 8 persona.
Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani, i cili tha se njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Disa prej tyre që kanë qenë pak më shumë të lënduar janë dërguar fillimisht në qendrat e mjekësisë familjare.
Asnjë person nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Artikuj të ngjashëm
-
Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë
-
Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Disa të lënduar në një aksident mes pesë veturave në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Aksident në Gllarevë - 9 të lënduar e një në gjendje të rëndë
-
Një i lënduar në vetaksidentin në rrugën Prishtinë-Pejë