Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

56 aksidente në trafik në 24 orët e fundit në Kosovë

Numri i aksidente në rrugët e Kosovës vazhdon të jetë i lartë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të saj bën të ditur se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 56 aksidente në trafik, transmeton Koha.net.

22 aksidente kanë qenë me të lënduar, e 34 të tjerë pa të lënduar.

E për mos respektimin e rregullave të trafikut Policia ka shqiptuar 1436 tiketa.

E gjatë kësaj kohe janë arrestuar 45 persona për raste të ndryshme, 14 prej tyre për dhunë ndaj grave.

Image