Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

5 të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Shtërpcë-Brezovicë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Shtërpcë-Brezovicë të shtunën.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani, i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, derisa njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, në rrugën Shtërpcë-Brezovicë. Pesë persona janë të lënduar, katër janë trajtuar në emergjencën e Ferizajt, ndërsa një është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Shabani.