Kronikë

Në Viti një person aksidentalisht vrau veten dhe plagosi një tjetër

Një person ka vdekur si pasojë e shkrepjes së armës së zjarrit në fshatin Budrigë të komunës së Vitisë ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Policia Rajonale në Gjilan është duke hetuar rastin ndërsa dyshohet se viktima 25 vjeçar i cili mbeti i vdekur të ketë qëlluar veten aksidentalisht meqë mbante në brez një pistoletë të tipit “TT” dhe se plumbi kishte depërtuar në trup e më pas kishte plagosur edhe një person në këmbë i cili gjendej afër tij.