Kronikë

67 vjeçi humb jetën pasi bie nga kati i sipërm i një pallati

Një burrë 67-vjeçar është hedhur nga dritarja e shkallëve të një pallati paraditen e kësaj të hëne, në lagjen numër 15 të qytetit të Korçës.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e policisë dhe një autoambulancë, që kanë bërë shoqërimin e shtetasit me iniciale P.N në spital.