Kronikë

Arrestohet në Vërmicë shqiptari që e kërkonte INTEPROL-i për çka kishte bërë në Belgjikë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Vërmicë një person që kërkohej nga INTERPOL-i.

Ai kërkohej për vjedhje të rëndë të kryer në Belgjikë. Arrestimi i tij ka ndodhur në orën 07:56.

“Është arrestuar një mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, i cili ishte i kërkuar nga Interpoli si dhe nga autoritetet e Belgjikës për veprën penale Vjedhje e rëndë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.